Baresi zgjedh mbrojtësin më të mirë në botë

Periskopi.com Sporti

Gjatë intervistës me “Goal”, Franco Baresit iu kërkua të zgjedhë mbrojtësin më të mirë në botë.

Një fron, që sipas tij iu përket dy lojtarëve aktualë. Për emrin e parë, zgjedhja bie mbi një nga interpretuesit më të mëdhenj të rolit në historinë e futbollit spanjoll.

“Duke menduar për mbrojtësit, nuk është e thjeshtë të zgjedhësh një. Besoj se Sergio Ramos ka qenë një nga kryesorët në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Ai ende arrin të jetë i rëndësishëm për Real Madridin, edhe pse nuk është më i ri”.

Por, siç është shprehur tashmë në të kaluarën në deklaratat e tjera, për Baresin, Virgil Van Dijk gjithashtu, duhet të përfshihet në krye të listës së mbrojtësve më të mirë.

“Për Liverpool-in ishte një figurë shumë e rëndësishme me kalibrin e tij, me personalitetin e tij. Vlertësoj shumë atë që arriti t’i përcjellë ekipit. I dha besim Liverpool-it, duke fituar pas shumë vitesh”.

Sidoqoftë, është e vështirë, nëse jo e pamundur, të gjesh dikë që mund të kujtojë Baresi, një lojtar unik nga klasi dhe lidershipi: “Të bësh krahasime nuk është kurrë e bukur, të gjithë shprehin atë që ndiejnë brenda, karakterin e tyre, personalitetin e tyre”.

Shpërndaje në: