Bartësi i listës së PDK-së demanton Bahtirin: Nevoja e Agimit për të krijuar tensione, nuk është nevojë e Mitrovicës

Bartësi i listës së PDK-së demanton Bahtirin: Nevoja e Agimit për të krijuar tensione, nuk është nevojë e Mitrovicës

Bartësi i listës së PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, ka reaguar pas akuzave të Bahtirit ndaj kampit politik të PDK-së për incidentin e sotëm atje.

Si bartës i listës së PDK-së, Tahiri i ka demantuar të gjitha pretendimet e Agim Bahtirit dhe të kampit të tij për përfshirje të aktivistëve të PDK-së në incidentin e sotëm në lagjen “Tjegullorja”.

Ai ka thënë se akuzat e papërgjegjshme të Agim Bahtirit për të nxitur tensione politike, në përpjekje për të gjetur shpëtim, nuk janë në frymën elektorale që janë munduar ta krijojnë dhe që i duhet Mitrovicës.

Kështu sikurse sonte, Tahiri ka thënë se Agim Bahtiri i akuzonte edhe para disa muajsh për ngjarjen e famshme në Tavnik, ku Agim Bahtiri si kryetar dëgjohej duke sharë në tubimet e tyre.

Qytetarin që e kishte sharë Agim Bahtiri, më pas ishte detyruar t’i kërkoj falje, sepse kishte rezultuar se ishte aktivist i tyre.

Ky është statusi i plotë i bartësit të listës së PDK-së në Mitrovicë:

Mitrovica nuk ka nevojë për tensione. Agim Bahtiri ka nevojë. Mitrovica ka nevojë për zgjedhje fer e demokratike. Ka nevojë për paqe. Ka nevojë për punësim dhe për një ambient më të mirë për të jetuar.

Qytetarët e Mitrovicës kanë nevojë për mirëqenie. Si bartës i listës së PDK-së i demantoj të gjitha pretendimet e Agim Bahtirit dhe të kampit të tij për përfshirje të aktivistëve tanë në incidentin e sotëm në lagjen “Tjegullorja”. Akuzat e papërgjegjshme të tij për të nxitur tensione politike, në përpjekje për të gjetur shpëtim, nuk janë në frymën elektorale që jemi munduar ta krijojmë dhe që i duhet Mitrovicës.

Këto janë përpjekjet e fundit të tij, të cilat po i përdor pasi që nuk po i kryejnë më punë manipulimet e tjera. Kështu, sikurse sonte, na akuzonte edhe para disa muajsh për ngjarjen e famshme në Tavnik – ka qenë ngjarje mediale, ku Agim Bahtiri si kryetar dëgjohej duke sharë në tubimet e tyre. Qytetarin që e kishte sharë Agim Bahtiri, më pas ishte detyruar t’i kërkoj falje, sepse doli që ishte aktivist i tyre.

Mitrovicës më nuk i duhet një kryetar që i shanë qytetarët e tij. Nuk i duhet as një kryetar që nxit tensione për ta shpëtuar veten. Por, i duhet një kryetar që e përfaqëson edukatën, kulturën, intelektualizmin e mitrovicasve.
Mitrovicës i duhet qetësi, përkujdesje, investime dhe punë, shumë punë, në shërbim të zhvillimit dhe të mitrovicasve!

Shpërndaje në: