Bashës i reagojnë nga LDK-ja për votën e fshehtë: Tipik jointelegjent

Bashës i reagojnë nga LDK-ja për votën e fshehtë: Tipik jointelegjent

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, pasi ky tha se nëse fotografojnë votën e fshehtë në Kuvendin e Kosovës, mund të shkojnë në burg.

Guri në një shkrim në Facebook, ka thënë se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku e ka fjalën për këtë kur flet për “mungesë intelegjence”.

“Ja për çka e ka fjalën kryetari Abdixhiku, kur flet për mungesë inteligjence.

Ne themi: “Votën do ta bëjmë transparente, ashtu siç e kemi bërë në rastin e presidentes.”

Ky çohet e thotë: “Po e fotografoni votën!”.

Pra, tipik jointelegjent” – ka shkruar ai./Periskopi/

 

Shpërndaje në: