”Bashkë për Prishtinën e ëndrrave” – Përparim Rama me takime dhe tubime të shumta me banorë të kryeqytetit

”Bashkë për Prishtinën e ëndrrave” – Përparim Rama me takime dhe tubime të shumta me banorë të kryeqytetit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar edhe gjatë të shtunës takimet me banorë të kryeqytetit, ku ka shpalosur vizionin e tij për katër vitet e ardhshme.

Takimet i nisi me anëtarët e shoqatës “Handikos”, ku është diskutuar për nevojat e tyre, veçanërisht për infrastrukturën rrugore e cila është më se e nevojshme në çdo vend.

Pastaj, Rama i shoqëruar nga kandidatë për asamble, kanë takuar banorët e lagjes “Dardania” dhe kompaninë “Blakqori”.

Ditën e ka përmbyllur në lagjen “Kodra e Trimave”, ku edhe me ta kanë folur për problemet e tyre dhe mënyrën e zgjidhjes.

“Bashkë për Prishtinën e ëndrrave”.

Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:
Një qytet i bukur me njerëz të dashur!

Bashkë me ekipin tim e filluam ditën me një takim te anëtarët e shoqatës “Handikos”, ku diskutuam për nevojat e tyre, veçanërisht për infrastrukturën rrugore e cila është më se e nevojshme në çdo vend.

Prishtina është për të gjithë ne, të gjithë duhet të trajtohen të barabartë në shoqëri.
Pastaj, së bashku me kandidatët për Asamble, Pëllumb Bajqinovci, Alban Zogaj, Mizbah Mustafa dhe Besina Mustafa vizituam lagjen Dardania dhe banorët e saj. Ditën e vazhduam me një vizitë në firmën “Blakqori” dhe në lagjen Kodra e Trimave.

Në secilin prej takimeve folëm për problemet me të cilat ballafaqohen ata dhe unë shpalosa programin tim për Prishtinën.

Bashkëpunimi me qytetarët është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e qytetit tonë të zemrës!

Bashkë për Prishtinën e ëndrrave!

PRISHTINA PËR TË GJITHË!
?☘️??‍♂️?⚽???♥️
#PR4PR
#PerparimRama
#DashniPerPrishtinen
#LDK160

Shpërndaje në: