Bashkëshortja e Haxhi Krasniqit ka befasuar me deklaratën pas humbjes së mbrëmshme

Bashkëshortja e Haxhi Krasniqit ka befasuar me deklaratën pas humbjes së mbrëmshme

Robin Haxhi Krasniqi mbrëmë u mposht nga boksieri gjerman, Stefan Heartel në meçin për titullin e kampionit evropian në kategorinë super të mesme.

Boksieri nga Kosova e humbi rripin nga Heartel, i cili – dorën në zemër – e dominoi meçin nga fillimi e deri në fund, duke e përgjakur 32-vjeçarin qysh në rundin e dytë, shkruan Periskopi.

Krasniqi u mundua të bënte më shumë, por përgatitja e Heartelit ishte thjesht në nivel tjetër.

Andaj, është e befasishme deklarata e bashkëshortes së boksierit nga Kosova, e cila ka thënë se Krasniqi e meritoi fitoren.

“Ishe i mrekullueshëm. Gjithë profesionistët e boksit nuk ranë dakord për rezultat e djeshme. Ke qenë shumë më i mirë dhe kjo është ajo që u pa. Mundësia e vetme që ka qenë për ty me fituar ka qen me K.O sepse fitoret me pika nuk janë gjithmonë ni vlerësim korrekt dhe i sinqertë. Çfarëdo që të jetë, Robini do të kthehet shumë shpejt”, ka shkruar ajo në Instagram. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: