Batatina pas ndeshjes ndaj Prishtinës: Dominuam ndeshjen, kështu ndodhë kur nuk shënon si Januzi
Janë mbyllur dy takimet e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në derbin rajonal, Prishtina ka shënuar fitore të pastër ndaj Llapit 0-2, me golat e Endrit Krasniqit dhe Leutrim Kryeziut.
Llapi e nis takimin më mirë, ku pati mundësinë e artë të kalonte në epërsi, por Ahmend Januzi dështoi nga pika e bardhë.
Prishtina pastaj shënoi dy herë në pjesën e dytë, duke arritur fitoren e gjashtë për këtë sezon.
Pas ndeshjes një deklaratë për medie e dha edhe trajneri, Tahir Batatina.
“Unë mendoj që ishte një ndeshje e vështirë për ne, por pjesa e parë ishte totalisht e jona”
“Normal që kur gabon në penallti edhe e humbet ndeshjen, pranuam dy gola të lehtë që nuk duhet të pranohen”
“Në çdo aspekt Llapi ka qenë më kërkuese, më dominuese ne patëm rastet më të mira, por nuk arritëm të shënojmë ndërsa Prishtina realizoi me gjysëm raste”
“Kur nuk shënon si Ahmed Januzi në minutën e 12-të, atëherë edhe mund ta humbasësh ndeshjen, nëse luajmë kështu si në pjesën e parë nuk do të thotë që sdo rikthehemi të marrim pikë”- përfundoi ai.
Me këtë fitore, Prishtina ka 21 pikë dhe ndodhet në vendin e katërt, ndërkohë Llapi mbetet në pozitën e parafundit, me vetëm 8 pikë nga 13 javët e para.



