Bateria i ngec në uretra, australiani humb organin gjenital

Bateria i ngec në uretra, australiani humb organin gjenital

Një burrë 73-vjeçar australian u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni në uretrën pasi i kishte ngecur brenda penisit një bateri në formën e butonit.

Rasti i burrit të paidentifikuar u botua si një rast studimi në revistën akademike sciencedirect, nën titullin “A button in my Benjamin” – Self-inflicted insertion of button batteries into the male urethra: Management and complications.’, shkruan Telegrafi.

“Me sa kuptojmë, ky është rasti i parë i raportuar i nekrozës së uretrës duke futur bateri të formës së butonit”, shkruajnë autorët.

Kjo nuk ishte hera e parë që burri kishte futur bateri në penisin e tij, por hera e parë që ai nuk kishte mundur t’i hiqte ato vetë, shkruan jp.

U raportua se burri tentoi terapinë me valë shoku në organet gjenitale, pasi kishte vuajtur nga mosfunksionimi erektil për shumë vite më parë.

Mjekët provuan disa metoda për të hequr bateritë, shumë prej të cilave ishin të pasuksesshme. Duke qenë se rreziku i nekrozës fillon vetëm dy orë pas lëndimit, mjekët u detyruan të punonin shpejt. Situata u zgjidh përfundimisht me pincë.

“Të gjitha bateritë e nxjerra ishin të veshura me material të zi si katrani,” shkruajnë autorët e studimit.

Pavarësisht nxjerrjes me sukses të mjekut, burri u kthye në spital vetëm dhjetë ditë më vonë me dhimbje dhe ënjtje në penis. Mjekët bënë një prerje në penis dhe kulluan një sasi të madhe lëngu, gjë që tregonte se penisi kishte zhvilluar nekrozë.

Burri u detyrua t’i hiqte uretrën ndërsa penisi iu dëmtua rëndë, pavarësisht se më vonë kaloi një procedurë të komplikuar me tre faza të transplantimit të mukozës.

Mjekët arritën në përfundimin se dëmi do të ishte i përhershëm dhe “vendosën se opsioni më i mirë do të ishte mos rindërtimi i mëtejshëm i penisit”. /Telegrafi/

Shpërndaje në: