Baton Haxhiu tregon disa gabime të sondazhit që e vendosi VV’në me 50%

Baton Haxhiu tregon disa gabime të sondazhit që e vendosi VV’në me 50%

Gazetari, Baton Haxhiu ka komentuar sondazhin që u prezantua sonte në T7 për zgjedhjet e 14 shkurti.

Sipas këtij sondazhi Vetëvendosje do të fitojë me 50.83%, ndërsa e dyta radhitet PDK me 16.94%, e treta LDK me 15.97%, AAK me 6.98% dhe Nisma 2.95%.

Por sipas Haxhiut, problemi i parë në këtë sondazh është mos përfshirja e fshatrave që përbëjnë 47% të popullsisë në Kosovë.

“Kosova është një zonë elektorale dhe intervistuesit nuk guxojnë të thonë e kemi realizuar sondazhin në qytete dhe jo në fshatra”, tha Haxhiu.

“Disa statistika për shikuesit, 47% janë nga fshati dhe 53% nga qyteti dhe fshatrat nuk janë përfshi dhe është gabimi i parë”, tha ai.

Haxhiu tha se tri pika kryesore nuk janë respektuar nga kryersi i sondazhit

“Nën një Trajnimi, nën dy shumica të jetë vendas dhe e treta kontrolli. Asnjë nga këto nuk janë përfshi në sondazhin e kompanisë”

“Problemi është që e humbë besimin e sondazheve ku Kosova njihet për një traditë të sondazhimeve”, tha Haxhiu, transmeton.

Kompania e kontraktuar ka kryer sondazhe në 11 qytete në Kosovë, derisa në vendet rurale ende po punohet.

Qytetet ku janë anketuar qytetarët janë: Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Ferizaj, Istogu, Skenderaj, Peja Gjakova, Podujeva, Gjilani dehe Deçani./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: