Bayern 1-3 Liverpool, notat e lojtarëve
Liverpool eliminoi Bayern pas ndeshjes së dytë, pasi e mposhti në ‘Allianz Arena’ me rezultat 1-3.
Dy golat e Sadio Mane dhe një i Van Dijk kualifikuan për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve ekipin e Jurgen Klopp.
Padyshim paraqitje më të mirë pati Sadio Mane, që u vlerësua me notën 9 dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Portieri Manuel Neuer ka notën më të dobët, pas gabimit që bëri në golin e parë. /Periskopi/




