Bayern dhe Dortmund monitorojnë Werner

Bayern dhe Dortmund monitorojnë Werner

Timo Werner mund të rikthehet në Bundesliga për të vazhduar karrierën e tij.

Pritshmëritë për Werner te Chelsea nuk janë përmbushur në maksimum, me gjermanin që ka ngecur të gjejë rrjetën aq sa pritej.

Sipas raportimeve të ‘Evening Standard’, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë duke përcjell nga afër lojtarin e Chelsea, transmeton Periskopi.

25 vjeçari luante më parë me skuadrën e Leipzig, para se të kalonte në Londër për 47.5 milionë funte, në verën e vitit 2020.

Tani, Bayerni dhe Dortmundi mund t’i ofrojnë lojtarit shansin për t’u kthyer në kampionatin gjerman, nëse ai vazhdon të ketë ngecje.

Ai i dha fund dje një ecurie të keqe pa gola, duke shënuar gol ndaj Southampton. /Periskopi/

Shpërndaje në: