Bayern has në konkurrencë për Adeyemi, lojtari kërkohet edhe në Premier League e La Liga

Bayern has në konkurrencë për Adeyemi, lojtari kërkohet edhe në Premier League e La Liga

Bayern Munich kanë vënë në shënjestër yllin në rritje të Salzburg, Karim Adeyemi.

Sipas raportimeve të ‘Bild’, Bayern Munich pritet të kenë konkurrencë për kartonin e lojtarit, transmeton Periskopi.

Shërbimet e tij kërkohen tashmë edhe në liga të tjera të forta evropiane, siç janë ato të Spanjës (La Liga) dhe Anglisë (Premier League).

19 vjeçari Adeyemi vlerësohet me 20 milionë euro dhe Bayerni e ka në listën e dëshirave. Barcelona dhe Liverpool po ashtu.

Bavarezët shihen si favoritët për nënshkrimin e lojtarit, pasi ai kaloi një kohë në akademinë e kampionëve të Bundesliga.

Bayern po synon që gjeneratën e re ta ketë kryesisht me lojtarë nga Gjermania. /Periskopi/

Shpërndaje në: