Bayerni përmbyset në  ‘Allianz Arena’, befasohet nga Frankfurti

Bayerni përmbyset në  ‘Allianz Arena’, befasohet nga Frankfurti

Eintracht Frankfurt ka marrë një fitore të madhe sonte, në kuadër të Bundesliga.

Në një vizitë në ‘Allianz Arena’ që në letër dukej vështirë të kthehej në fitore, Frankfurti ka bërë befasinë për t’u kthyer me tri pikët, shkruan Periskopi.

Mysafirët ishin në disavantazh pas minutës së 29’, kur Leon Goretzka kaloi Bayernin në epërsi, por ky gol nuk ia hoqi motivin skuadrës udhëtuese.

Frankfurti reagoi me Hinteregger në minutën e 32’, për të barazuar në 1:1. Me këtë rezultat ndeshja shkoi në pauzën 15 minutëshe.

Në pjesën e dytë, mysafirët gjetën edhe golin e përmbysjes, këtë herë me anë të serbit Filip Kostic.

Bayern me këtë humbje mbetet në kuotën e 16 pikëve, kurse Frankfurti numëron vetëm pikët e teta. /Periskopi/

Shpërndaje në: