Bajrami, ZRRE: Tërhiqe vendimin ose do të mbetesh në histori si armiku më i madh ekonomisë
Shefja e GP të LDK`së Hykmete Bajrami ka thënë se nesë ZRRE nuk tërhiq vendimin për daljen në treg të lirë të bizneseve për rrymën, do të mbetet në histori si armiku më i madh i ekonomisë, raporton Periskopi.
Sipas saj janë në rrezik mbi 140 mijë vende të punës.
“Le të tregojë ZRRE-ja si institucion mbikëqyrës:
• Pse bizneset e përjashtuara nga tregu i rregulluar ende nuk i kanë faturat e muajit qershor?
• Pse importi i energjisë në qershor është rritur 800% krahasuar me muajin maj?
• Kush janë përfituesit e kësaj skeme?
Emrat tashmë dihen: EFT-ja e Vuk Hamoviqit, tregtarët tjerë me nga dy punëtorë, e tash e tutje në rrethin e përfituesëve pritet me hy edhe kompanitë e licensuara së voni nga ZRrE-ja që kanë lidhje të ngushta me politikën”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Zyra e Rregullatorit për Energji, nëse sot nuk e pezullon vendimin për përjashtimin e bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji, do të hyjë në histori si armiku më i madh i ekonomisë në vend.
Janë në rrezik mbi 140 mijë vende pune dhe valë e re inflacionit për secilin produkt.
E kemi thënë që në fillimi: nuk ka treg të lirë, bizneset nuk janë të përgatitura, as institucionet, andaj bizneset e përjashtuara nga tregu i rregulluar ende nuk i kanë faturat e muajit qershor.
Prokuroria nuk duhet të ketë pardon për bordin e ZRRE-së.
Nuk duhet të lejohet asnjëherë që njerëz që paguhen me para publike me punu për interesa private.
Le të tregojë ZRRE-ja si institucion mbikëqyrës:
• Pse bizneset e përjashtuara nga tregu i rregulluar ende nuk i kanë faturat e muajit qershor?
• Pse importi i energjisë në qershor është rritur 800% krahasuar me muajin maj?
• Kush janë përfituesit e kësaj skeme?
Emrat tashmë dihen: EFT-ja e Vuk Hamoviqit, tregtarët tjerë me nga dy punëtorë, e tash e tutje në rrethin e përfituesëve pritet me hy edhe kompanitë e licensuara së voni nga ZRrE-ja që kanë lidhje të ngushta me politikën.
ZRrE po sakrifikon ekonominë, prodhimin vendor dhe 140 mijë vende pune për interesa mafioze.
Prokuroria, o sot, o kurrë!⚖️



