BBC: Parlamenti Evropian pritet ta pezullojë miratimin e marrëveshjes tregtare me ShBA-në
Televizioni britanik.BBC rapoton se miratimi i marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, për të cilën ishte arritur pajtim në korrikun e vitit të kaluar, pritet të pezullohet nga Parlamenti Evropian.
Pezullimi i miratimit të marrëveshjes pritet të njoftohet të mërkurën pasdite në Strasburg.
Në korrikun e vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishin arritur një marrëveshje në fushën e golfit në Skoci, pronë e kreut të Shtëpisë së Bardhë./Periskopi.



