Bebe Rexha befason shqiptarët, vjen me këngë shqip

Bebe Rexha befason shqiptarët, vjen me këngë shqip

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombtarisht, Bebe Rexha, ka bërë një befasi për të gjithë fansat e saj shqiptarë.

Ajo ka lajmëruar se së shpejti mund të vijë me një këngë shqip.

Përmes një video në ‘InstaStoryn’ e saj, ajo ka lëshuar një pjesë të këtij hiti.

“A ta lansojmë këtë? A ta lansojmë këngën shqipe në verë?”, ka pyetur Bebe, ndërkohë që në prapavijë fillon muzika.

Kënga titullohet “Të dua”, ndërsa njëri varg thotë: “Nga New Yorku në Kosovë”. Bebe, ka etiketuar edhe Dj e njohur nga Kosova, Dj Gimi-O, e mesa duket dyshja po vijnë me një bashkëpunim.

Shpërndaje në: