Bebe Rexha u kërkon fansave të ia gjejnë një baba potencial për fëmijën e saj
Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka habitur fansat duke zbuluar në rrjetet sociale se është në kërkim të një “babai për fëmijën”.
Këngëtarja 36-vjeçare ka vendosur t’u drejtohet ndjekësve të saj për ta ndihmuar të gjejë partnerin e duhur, ka shkruar E News.
Në një postim në platformën X, artistja e hitit “I Got You”, e cila më parë ka qenë në lidhje me kinematografin Keyan Safyari, u ka dhënë fansave të saj një mision.
“Rexhars. Keni një mision. Më gjeni një baba potencial për fëmijën tim”, ka shkruar ajo.
Më pas, Rexha ka ndarë edhe kriteret që kërkon te partneri i saj i ardhshëm.
“Ja çfarë po kërkoj:
Pamja: jam në rregull me një 6 ose 7 (personaliteti është shumë i rëndësishëm për mua)
Gjatësia: nuk kam nevojë për dikë shumë të gjatë, vetëm të jetë më i gjatë se unë. 1.73 m e gjatë
Puna: duhet të jetë i suksesshëm dhe jo parazit. Duhet të jetë më i pasur se unë ose të paktën i barabartë. (Nuk paguaj për burrat dhe nuk bëj 50/50)
Dikush me personalitet të mirë, me vlera, inteligjent dhe ambicioz
Më dërgoni opsione”, ka shkruar tutje këngëtarja.
Postimi i Bebe Rexhës
Pas postimit, fansat e saj e bombarduan me sugjerime. Një ndjekës i shkroi me shaka:
“Ta lidh me babanë tim?”
Ndërsa Bebe iu përgjigj shkurt:
“Po.”
Ndërkohë, më herët këtë vit, këngëtarja kishte zbuluar se kishte përjetuar humbje të shtatzënisë. Ajo e ndau këtë rrëfim pasi reperja Azealia Banks kritikoi pamjen e saj në ngjarjen e famshme të modës Met Gala.
“Më duket sikur ka implante hormonale apo diçka të tillë…, që duhet hequr”, pati shkruar Banks.
Në përgjigje, Rexha ka reaguar ashpër.
“Ti ndoshta duhet të provosh terapi. Lexapro funksionoi shumë mirë për mua. Diçka që ndihmon me trishtimin dhe kaosin e thellë që vazhdimisht e projekton. Shërimi u shkon mirë të gjithëve. Provoje”, ka shkruar shqiptarja.
Rexha ka folur gjithashtu hapur kundër komenteve për peshën e saj, duke thënë se ishte “e lodhur” nga gjykimet online.
Ajo ka shpjeguar se ndryshimet në peshë lidhen me probleme të fertilitetit dhe sindromën e vezoreve policistike (PCOS).
“Jam shumë e lodhur nga komentet për peshën time. Kam PCOS dhe luftoj me infertilitetin. Mbeta shtatzënë dhe nuk përfundoi mirë, dhe e kam mbajtur këtë dhimbje në heshtje. Nuk e kam obligim t’i tregoj askujt këtë gjë personale, por ndoshta tani do të mendoni dy herë para se të komentoni trupin e dikujt tjetër”, pati shkruar ajo në një postim që më pas e ka fshirë./Periskopi/



