Bedri Hamza premton 0% TVSH për produktet esenciale: Ushqim më i lirë dhe mbrojtje e fuqisë blerëse
Kandidati për kryeministër nga PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, duke theksuar se barra ekonomike po bëhet gjithnjë e më e rëndë për familjet në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka deklaruar se në qeverinë e tij do të ndërmerren masa konkrete për uljen e çmimeve dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve, raporton lajmi.ne
Si një nga zotimet kryesore, ai ka paralajmëruar heqjen e TVSH-së (0%) për produktet esenciale.
“Çmimet po rriten dhe barra po bëhet gjithnjë e më e rëndë për çdo familje. Në qeverinë time, për t’i ulur çmimet dhe mbrojtur fuqinë blerëse, TVSH-ja do të jetë 0% për produktet esenciale,” ka deklaruar Hamza.
Postimi i plotë:



