Befasojnë n’Periskop: E duan Ilirin jashtë

Befasojnë n’Periskop: E duan Ilirin jashtë

Sonte në Big Brother është nata e eliminimeve. Një nga këta emra, do ta lë shtëpinë më të famshme në Shqipëri sonte: Iliri, DJ Dagz, ose Einxhel.

E Periskopi ka pyetur lexuesit se kush nga këta duhet të dalë sonte por thënë të drejtën, jemi befasuar. Shumica e komentuesve/lexuesve tonë të dashur e duan Ilirin Shaqirin jashtë.

Pse jemi befasuar?

Shumë-shumë thjeshtë, sepse nuk kemi pritur që emri që do të rekomandohej do të ishte Iliri, meqenëse ky personazh i Big Brother, është ndër favoritët për ta fituar çmimin e madh.

Ne nuk kemi arritur t’i numërojmë të gjitha komentet pro Ilirit jashtë Big Brother, por ajo që shihet nga një vështrim i përgjithshëm i mbi 300 komenteve në pyetjen tonë, është se Ilir Shaqirin e duan jashtë.

Kishte nga komentuesit që na ngucën për drejtorin e mediumit tonë, duke thënë se e duan Ilir Mirenën jashtë dhe ne i vlerësojmë për kreativitetin.

Sidoqofotë, presim të shohim se çka do të ndodhë sonte!

Shpërndaje në: