Bëhet viral momenti kur Rudiger i tregon Luninit se në cilën pjesë godet Kovacic nga penalltia (VIDEO)

Bëhet viral momenti kur Rudiger i tregon Luninit se në cilën pjesë godet Kovacic nga penalltia (VIDEO)

Skuadra e Real Madridit mbrëmë siguroi gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve pasi eliminoi Manchester Cityn nga 11-metërshat.

Një video në rrjetet sociale ka filluar të bëhet virale, ku shihet mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, Antonio Rudiger duke i treguar portierit, Lunin se ka do gjuante Mateo Kovacic.

Lunin e pa Rudigerin se nga cila anë po bënte shenjë dhe priti penalltinë e lojtarit kroat.

Rudiger dhe Kovacic kanë luajtur te Chelsea për një kohë të gjatë dhe sigurisht që e njeh mjaftë mirë idenë e mesfushorit kroat.

Kur Lunin priti penalltinë, Modric e shtyu Rudigerin, duke i thënë “të lumtë”.

Kujtojmë që Real Madridi në gjysmëfinale tani do të luaj ndaj Bayern Munich, të cilët mbrëmë eliminuan Arsenalin.

Shpërndaje në: