Behramaj: Prokurori që është dërguar në Mitrovicë ka lidhje me Faton Pecin, prokuroria duhet ta ndërrojë
Ish këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj ka reaguar ashpër pas zhvillimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë, ku procesi është ndërprerë nga organet e drejtësisë, raporton Periskopi.
Ai ka akuzuar pushtetin aktual për ndërhyrje në hetimet që po zhvillohen lidhur me dyshimet për manipulime zgjedhore, duke përmendur se “një prokuror nga Peja, djali i servilit Enver Peci që ky pushtet e bëri gjyqtar të Kushtetueses”, është dërguar për ta “shpëtuar skandalin në Mitrovicë”.
“Sipas tij, ky prokuror i ka nxjerrë jashtë komisionerët dhe për shkak të lidhjeve që ka me Faton Pecin, prokuroria duhet urgjentisht ta ndërrojë,” ka shkruar Behramaj.



