Behrami: Albin Kurti, gati ta ndërrojë emrin në Albin Peci
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në emisionin “Click” në RTV21, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor në Mitrovicë. Sipas Behramit, skandali që po ndodh me rinumërimin e votave është më i madhi deri tani, ndërsa ai shtoi me ironi se Kurti, nga frika e humbjes, “së shpejti mund të detyrohet të ndryshojë emrin në Albin Peci”.
“Kanë dalë elektorati me votu dhe shumica kanë votuar për Arian Tahirin, por procesi që kemi hasur këto ditë është skandali më i madh. E gjithë kjo është udhëhequr nga Albin Kurti, i cili tha ‘unë kam funksionuar me tri ndërrime’. Ai në Mitrovicë ka ardhur duke u munduar të hyj edhe në mendjen e Faton Pecit, është frikësuar se një ditë do të duhet të shkojë te oficari për ta ndërruar emrin e ta bëjë Albin Peci.”, tha Behrami./Periskopi/



