Behrami fton Prokurorinë Speciale të Kosovës të hetoj Kimberly West dhe Jack Smith
Ish-këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe njëherësh deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, i ka reaguar Kryeprokurores Kimberly West, e cila gjatë ditës së martë ka theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
“Ne kërkojmë që mbi bazën e provave të paraqitura, që të akuzuarit të japin llogari dhe t’iu jepet dënimi i duhur”, ka thënë ajo.
Behrami përmes një postimi në rrjetin social Facebok, ka ftuar Prokurorinë e Speciale të Kosovës të filloj hetim për kryeprokuroren Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Kimberly Ëest dhe për ish-kryeprokurorin Jack Smith, raporton Periskopi.
“Meqë qenka kështu, ftoj Prokurorinë e Kosovës me seli në Prishtinë për fillimin e hetimeve kundër Kimberly West dhe Jack Smith për këto vepra: Sulm dhe përmbysje e rendit kushtetues; Spiunazh ;Sabotim; Rrezikim i rendit kushtetues; Organizim ose mbështetje e veprimeve antikushtetues dhe etj”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kurse, Kryeprokurorja Kimberly West, e cila të hënën kërkoi 180 vjet burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, në përfundim të deklarimeve për secilin veç e veç kërkoi sërish që të akuzuarve t’u jepet dënimi i merituar.
Ajo theksoi se askush nuk është mbi ligjin, duke shtuar se edhe njerëzit më të fuqishëm duhet të japin llogari për krimet e kryera./Periskopi/
Kryeprokurorja kërkon sërish që ish-krerët e UÇK-së të dënohen me 180 vjet burgim



