Behrami: Me të shpallë Gjykata Speciale të rrezikshëm më shumë është nder se fatkeqësi
Gjykata e Hagës ia ka kufizuar vizitat ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në mesin e atyre që iu ndaluan vizitat është edhe deputeti i PDK-së Artan Behrami.
Behrami deklaroi se “të shpallësh ‘i rrezikshëm’ nga Gjykata e Hagës, është nder”, përcjell Periskopi.
“Është më shumë fat sesa fatkeqësi, sepse një gjykatë dhe një prokurori që në vazhdimësi është furnizu me dokumente të Serbisë, është furnizu nga MUP-i serb që ka kryer krim dhe gjenocid në Kosovë, është furnizuar dhe nga UDB-ja që ka torturuar shqiptarët për vite, dhe nga një prokurori e tillë nuk pritet diçka”, deklaroi Behrami në Klan Kosova.



