Behrami në dorëheqjen e tij i drejtohet Gërvallës: Jeni duke u sillur si një CEO e fabrikës së këpucëve

Behrami në dorëheqjen e tij i drejtohet Gërvallës: Jeni duke u sillur si një CEO e fabrikës së këpucëve

Ka dhënë dorëheqje shefi i zyrës për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Artan Behrami.

Në letrën e dorëheqjes së Behrami, dërguar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e akuzon këtë të fundit se po e dështon politikën e Jashtme në mungesë të përvojës.

Behrami thotë se po jep dorëheqje nga Ministria e Punëve të Jashtme, për shkak që Gërvalla është duke e mbështetur procesin e Gjykatës Speciale, e cila Kosovën e vendos në një pozicion shumë të vështirë përballë një Serbia, e cila tash e dy dekada mohon të gjitha krimet në Kosovë.

“Jeni duke u sillur si një CEO e fabrikës së këpucëve duke u marrë me çështje sindikale një periudhë kur Kosova ka nevojë për një diplomaci proaktive”, thotë në dorëheqjen e tij

Shpërndaje në: