Behrami: Qe pse Albin Kurti e ka guximin e të çmendurit me dalë paturpësisht me rrejt publikisht

Behrami: Qe pse Albin Kurti e ka guximin e të çmendurit me dalë paturpësisht me rrejt publikisht

Gazetari Artan Behrami ka reaguar ndaj postimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, pasi ky i fundit akuzoi ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Isa Mustafën për marrëveshje të dëmshme sa i përket Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Behrami ka renditur arsyet pse “Kurti ka guximin e një të çmenduri me dalë paturpësisht me rrejt publikisht”.

“Albini e di saktë që Marrëveshja e tij është 100 herë më e dëmshme për Kosovën, sepse sjell autonomi territoriale për serbët në veri! Albini e di saktë se në ditën që është bërë me gjerman kundër amerikanëve, ai e ka pranuar autonominë për veriun!”, shkruan Behrami ndër të tjera.

 

Postimi i plotë i Artan Behramit:

Pse Albin Kurti e ka guximin e një të çmenduri me dalë paturpësisht me rrejt publikisht? Ka disa arsyeje!

Qe cilat janë ato sipas meje:

Albini e di saktë që Marrëveshja e vitit 2013, ku neni 3 kërkon themelimin e një Asociacioni OJQ, njëjtë qysh është Asociacioni i Komunave të Kosovës! Rreziku 0!

Albini e di saktë që Marrëveshja e tij është 100 herë më e dëmshme për Kosovën, sepse sjell autonomi territoriale për serbët në veri!

Albini e di saktë se në ditën që është bërë me gjerman kundër amerikanëve, ai e ka pranuar autonominë për veriun!

Albini, fatkeqësisht, mendon se shumica e qytetarëve në Kosovë që e kanë votuar dhe e mbështesin, janë të padijshëm, të palexuar dhe mund të manipulohen lehtësisht! (Do të dëshprohët në zgjedhje)

Albini e di saktë se shumica e votuesve e kanë më lehtë me i besu gënjeshtrës së tij, sesa me hy me humb kohë disa orë për të lexuar materiale dhe formulime të rënda politiko-juridike!

Atëherë, pse po mundohet me i demonizu marrëveshjet paraprake dhe me glorifiku marrëveshjen dhe tradhtinë e tij?

E thjeshtë:

Sepse, Albini do ta miratojë për herë të parë në historinë e Kosovës një Statut të Zajednicës në Qeverinë e Kosovës, pasi dha një zotim të nënshkruar!

Sepse, Albini për herë të parë në historinë e Kosovës, pasi ta ketë nënshkruar ose kaluar në Qeveri të Kosovës, do ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim!

Sepse, Albini nuk do ta presë verdiktin e Gjykatës Kushtetuese për të cilin e di 100% se është antikushtetues, prandaj mundohet të ikë në zgjedhje!

A po kuptoni?

Albini po thotë: Zajednica ime është më e mira, më e bukura, më e bardha. Këtë me qu në Kushtetuese veç hair i sjell Kosovës. Plus anëtarësohemi në Këshill të Evropës!

A po kuptoni?

Por, postimi i kryeministrit Kurti nuk flet shumë për të! Ai është iluzionist, mashtruesi më i madh në historinë e Kosovës.

Postimi i tij flet shumë për ata që e kanë votuar!

Ata e kanë radhën që mos të mashtrohen sërish nga një hajmalishkrurës!

Shpërndaje në: