Behrami: Suspendimi i dialogut me SHBA-në, strategji e VV-së për shmangie nga drejtësia
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar lidhur me deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje për suspendimin e dialogut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të krijimit të marrëdhënieve strategjike.
Në një postim në Facebook, Behrami, e ka cilësuar këtë qasje si një përpjekje të Vetëvendosjes për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë, duke aluduar se partia në pushtet po frikësohet nga mundësia e krijimit të një institucioni të ngjashëm me SPAK-un në Shqipëri, të mbështetur nga SHBA-ja për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përcjell Periskopi.
“Në kuadër të Marrëdhënieve Strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komponent shumë i rëndësishëm është edhe sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.Në bazë të këtyre marrëdhënieve strategjike, Shqipëria, bashkë me mbështetjen amerikane, ka ndërtuar SPAK-un!Ndërsa, VV-ja tha se suspendimi i dialogut për krijimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në “na konvenon”.”shkruan Behrami.
Postimi:
Suspendimi i dialogut me SHBA-në, strategji e VV-së për shmangie nga drejtësia
Në kuadër të Marrëdhënieve Strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komponent shumë i rëndësishëm është edhe sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.
Në bazë të këtyre marrëdhënieve strategjike, Shqipëria, bashkë me mbështetjen amerikane, ka ndërtuar SPAK-un!
Ndërsa, VV-ja tha se suspendimi i dialogut për krijimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në “na konvenon”.
Patjetër, sepse janë të frikësuar për krijimin e një SPAK-u në Kosovë!
A thua pse?



