Bekë Berisha: Istogu kurrë s’ka qenë më keq, ndryshimi do të vijë në balotazh

Periskopi.com Lajme

Kandidati i AAK’së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha, thotë se do të ia kthej dinjitetin Istogu. Sipas tij, ai i duhet Istogut pasi do ta bëjë “të udhëhiqet nga vajzat e djemtë e qytetit”.

Komentet Berisha i bëri në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

“Jam kthyer për të vetmen arsye sepse Istogu është keq, rinia nuk kanë perspektivë, Istogu është bërë një vend i zymtë. Istogu është bërë sikurse një e pame veç me ardhur e me ju thanë “zoti u lashtë shëndosh”’, tha Berisha.

“Po du me pru Istogun në vendin që i takon. Po du me bo perspektivë për të rinjtë me vende të punës, me kthy dinjitetin aty sepse Istogu ka pasur burra e njerëz të zot gjithmonë edhe burra të fjalës. Nuk është e vërtetë që ne jemi veç paqësor. Nëse s’na vyn veç qetësia, por edhe zhurma e fabrikave. Të ecim përpara”, shtoi ai.

Berisha ka kritikuar qeverisjen e deri tanishme në këtë komunë.

“U kanë qeverisje e keqe, demble dhe me shumë mashtrime”, shtoi ai.

“Istogu kurrë s’ka qenë më keq por unë e kam stimuluar edhe e kam zgjuar ndjenjën për ndryshim e cila ka me ndodh në zgjedhjet në balotazh”, tha Berisha.

Berisha do të garojë në balotazh me kandidatin e LDK’së, Ilir Ferati.

LDK në rundin e parë të zgjedhjeve mori  7.607 ose 40,91% të votave derisa Berisha u rendit i dyti me 4.947 vota ose 26,61%.