Bën çmendurinë idhulli i Guardiolas në Angli: Bën përmbysje epike dhe rrëmben vendin e parë

Bën çmendurinë idhulli i Guardiolas në Angli: Bën përmbysje epike dhe rrëmben vendin e parë

Leeds United, që drejtohet nga Marcelo Bielsa (i njohur me nofkën “I çmenduri” dhe i cili njihet si idhulli i Pep Guardiolës), ka arritur të bëj çmendurinë e radhës në EFL Championship në një sezon drithërues.

Leeds u përball sot pas një momenti krize kundër Millwall në Elland Road.

Ekipi i shqiptarit Ezgjan Alioski u gjet në disavantazh të thellë prej 0-2 pas pjesës së parë me një lojë tepër zhgënjyese që mund t’i linte ata jashtë zonsë së promocionit direkt në Premier Ligë, shkruan Periskopi.

Por, në gjysmën e pjesës së parë, Marcelo Bielsa kishte plane të tjera.

Ai edhe pse nuk bëri asnjë zëvendësim, dukej sikur kishte zëvendësuar në fakt të gjithë lojtarët pasi luanin shumë më ndryshe dhe me efikasitet shumë më të lartë.

Dhe, çmenduria ndodhi sërish. Nga 0-2, Leeds u kthye dhe ia doli që të fitonte 3-2 me dy gola nga Patrick Bamford dhe një tjetër nga Pablo Hernandez.

Për ironi, në fund ka humbur edhe vendi i parë, West Bromwich Albion, dhe Leeds me këto tri pikë të arta ia del të kalojë në vend të parë në tabelë me gjasa të mëdha për të hyrë në Premier Ligë.

Kujtojmë se pjesë e kësaj lige janë edhe shumë lojtarë të Kosovës si Atdhe Nuhiu (Sheffield Wednesday), Bersant Celina (Swansea City), Florent Hadërgjonaj (Huddersfield Town) ndërkohë që më herët ishte edhe Arijanet Muric (Nottingham Forest). /Periskopi.COM/

Shpërndaje në: