Benzema flet rreth skandalit me Valbuenën
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka thyer heshtjen dhe ka folur rreth problemeve që e mundojnë në lidhje me ish-bashkëlojtarin e tij në Francë, Mathieu Valbuena për skandalin e mëhershëm.

“Ka diçka që nuk shkon me Valbuenën. Në fillim më thumboj më çfarëdo akuzash, se kinse e kam kërcënuar, frikësuar dhe kush e di sa trillimet, kurse tani dëshiron të luaj me mua. Për më shumë se një vit e gjysmë un jam armiku më i madh i tij, un jam i keqi, unë duhet të ndëshkohem, unë e kam shantazhuar e tash dëshiron të bëj paqe me mua. Nuk është në rregull” tha Benzema

Kujtojmë se Benzema dhe Valbuena ishin përfshirë më parë në një skandal me video-inçizim seksi. Valbuena ja kishte lënë fajin Benzemës dhe e kishte akuzuar për shantazh, gjë që ndikoj në suspendimin e sulmuesit të Real Madridit nga kombëtarja franceze./Periskopi/



