Beqaj mbrëmë i ka kërkuar kolegut që t’ia menaxhojë provimin e lëndës së tij

Beqaj mbrëmë i ka kërkuar kolegut që t’ia menaxhojë provimin e lëndës së tij

Sot në moshën 65-vjeçare ka vdekur profesori universitar dhe analisti politik Belul Beqaj. Ndonëse duke luftuar me sëmundjen, Beqaj mbrëmë i ka kërkuar kolegut të tij Ferid Selimi që t’ia menaxhojë provimin e lëndës së tij.

Kështu ka bërë të ditur profesori universitar Ferid Selimi dhe kolegu i Beqajt.

Selimi ka shprehur pikëllim të madh për vdekjen e mikut.

Postimi i tij i plotë:

Me pikëllim të thellë mora kumtin për ikjen në amshim të prof. Belul Beqaj.

Mbrëmë komunikuam bashkë me të shkruar në viber e me email. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, më shkroi e më luti që ta menaxhoja provimin e lëndës së tij… Ngushëllime familjes Beluli e ngushëllime komunitetit arsimor e shkencor të Kosovës. Zoti e mëshiroftë prof. Belulin. /Periskopi/

Shpërndaje në: