Beqiri: Jemi shumë të lodhët për PR, partitë e tjera t’kallin krejt (Video)
Nënkryetari i LDK’së, Ismet Beqiri dule folur për zgjedhjet e brendshme brenda partisë së tij, ka thënë se ‘janë shumë të lodhët’ sa i përket promovimit, reklamave e marrëdhënieve me publikun.
‘’Jemi shumë të lodht sa i përket PR’së, të kallin këta tjerët. Eshtë diçka që shihet, e pranojmë’’, ka thënë Beqiri sonte në Debat Plus.
Tutje ai ka treguar për diskutimet që i kanë bërë sot në mbledhjen e kryesisë. Ai thotë se nuk kanë biseduar as për kandidatin për kryeministër nga LDK.
Beqiri thotë se kanë folur rreth përgatitjeve, ndërsa e ka pranuar se është propozuar që Isa Mustafa ta vazhdojë mandatin. Por ai thotë se s’ka pasë asnjë vendim në këtë aspekt.
‘S’ka pasë vendim për kandidat konsensual. Kemi bisedu rreth përgatitjeve, sepse LDK ka peshë dhe historik. Duhet që edhe përgatitjet që i kemi më serioze. Sot biseduam për përgatitjet që jemi duke i bë. E kemi vazhdu bashkëbisedimin për t’i përafruar qëndrimet tona rreth kandidatit apo kandidatëve. Nuk është sekrete kjo. Mustafa e ka hapë mundësinë që ,kushdo që synon. Një kryetar ka me u zgjedh. Kandidatët e ndryshëm me vlera e bagazh e emër duhet me i pa si dicka normale. Kjo mbetet që edhe nesër të vazhdohet. S’mund të them që sot ka pasë qëndrim, por ka pasë mbështetje që Mustafa ta vazhdojë mandatin. Asnjë vendim, por vec është bisedu. Ka qenë një prej takimeve më relaksuese, i hapur dhe kolegial. Synimi është që ekipa e LDK’s me sjell dicka më 4 gusht dhe me i fitu zgjedhjet nacionale’’/PERISKOPI/
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/400915743880081/



