Berisha: Albulena Haxhiu është pjesë e agjendave kundër UÇK-së dhe themeleve të shtetit të Kosovës
Zafir Berisha ka reaguar pasi deputeti i PDK-së, Artan Behrami deklaroi akuzoi ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për refuzimin e kërkesave të Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, raporton Periskopi.
Berisha tha se ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu ‘ është pjesë e agjendave kundër UÇK-së dhe themeleve të shtetit të Kosovës’.
Ish-deputeti kritikoi Ministrinë e Drejtësisë për publikimin e mjeteve të shpenzuara për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Postimi i plotë:
Triumfi i UÇK-së dhe Hashimit me shokë në Hagë kundër Serbisë dhe argatëve të saj në Kosovë, është edhe triumf i idealeve të Ahmet Haxhis për liri, të cilën Albulena Haxhiu nuk po e kupton dhe e cila është bër me vetëdije apo pa të, pjesë e agjendave kundër UÇK-së dhe themeleve të shtetit të Kosovës.
Kufizimi i mjeteve financiare dhe sidomos publikimi i shumave të cilat janë dhën mbrojtjes së krerëve të UÇK-së, tregon lojën e djallit që regjimi aktual po e bën në dëm të të kaluarës së lavdishme dhe të ardhmes evropiane të Kosovës.
MD i reagon Behramit: Për mbrojtjen e Thaçit në Hagë kemi paguar 5 milionë euro



