Berisha: Bashkëqeverisja jonë do t’i ndihmojë gjuetarët në plotësimin e kërkesave të tyre

Berisha: Bashkëqeverisja jonë do t’i ndihmojë gjuetarët në plotësimin e kërkesave të tyre

Kandidati për kryetar të Istogut në radhët e AAK’së, Bekë Berisha ka vizituar sot Shoqatën e Gjuetarëve “Gurrat e Bardha” në Istog.

Berisha ka thënë se me ardhjen si kryetar i Istogut do të i ndihmojë gjuetarët në plotësimin e kërkesave të tyre.

Postimi i plotë:

Vizitë Shoqatës së Gjuetarëve “Gurrat e Bardha” në Istog. Bashkë me kryetarin Enver Maxharraj dhe anëtarët e tjerë diskutuam për nevojat dhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen.

Istogu, njihet si regjion me florë dhe faunë të pasur. Andaj, bashkëqeverisja jonë do t’i ndihmojë gjuetarët në plotësimin e kërkesave të tyre.

Synim i joni është edhe ndërtimi i objektit të ri të shoqatës, duke i financuar me grante, si dhe do të bëhet riparimi i shtigjeve të gjuetisë.

Zgjedhja e juaj me datën 17 tetor, do të jetë vulë e ndryshimit dhe fitores sonë të përbashkët!

 

Shpërndaje në: