Berisha dhe deputetët e PD’së bllokuan foltoren, Peleshi: Kthehemi kur të vendoset rendi në sallë

Berisha dhe deputetët e PD’së bllokuan foltoren, Peleshi: Kthehemi kur të vendoset rendi në sallë

Vetëm pak minuta pas nisjes, kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërprerë për 5 minuta seancën plenare.

Kjo për shkak se Sali Berisha dhe deputetët e PD bllokuan foltoren dhe nuk pranonin që të uleshin në vendet e tyre, raporton TCh, transmeton Periskopi.

Peleshi iu drejtua disa herë Berishës duke i kërkuar që të ulet në vend, ndërsa më pas tha se do të shkohet në një pushim prej 5 minutash deri sa në sallë të vendoset rendi./Periskopi

Shpërndaje në: