Berisha: Kurti e njeh vendimin e Kushtetueses për Asociacionin por jo për Manastirin e Deçanit

Berisha: Kurti e njeh vendimin e Kushtetueses për Asociacionin por jo për Manastirin e Deçanit

Opinionistja Kimete Berisha ka komentuar “kundërthëniet” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me vendimet e Gjykatës Kushtetues.

Berisha ka përmendur dy “kundërthëniet e tmerrshme të Kryeministrit” që sipas saj Kurti e njeh vendimin e Kushtetueses për Asociacionin por jo edhe për Manastirin e Deçanit, përcjell Periskopi.

“Kundërthëniet e tmerrshme të Kryeministrit!1. Kryeministri tha sot në Bruksel: Gjykata Kushtetuese ka vendosur kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe se ne duhet ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese! 2. Kryeministri tha dje në Prishtinë: ‘Dihet qëndrimi ynë për Manastirin e Deçanit’. Pra, Kryeministri nuk e pranon vendimin e të njejtës Gjykatë Kushtetuese, kur bëhet fjalë për Manastirin e Deçanit!”, shkruan Berisha.

Ajo ndër të tjera shtoi se sipas Kurtit Gjykata Kushtetuese ‘herë e ka mirë – herë e ka keq’.

“Kur ka vendosur kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe, Gjykata Kushtetuese ‘e ka pasur mirë’, e kur ka vendosur pro Manastirit të Deçanit ‘e ka pasur keq” Kryeministri Albin Kurti nuk guxon ta trajtojë Manastirin e Deçanit si ‘shtet’, si çështje në mes të shtetit të Kosovës dhe Manastirit të Deçanit’! Manastiri është i Kosovës e jo Kosova e manastirit, prandaj Kryeministri duhet të koncentrohet, urgjent ta dëgjojë veten se çfarë çudirash po i flet, sepse as filloristi në politikë nuk bën gabime kaq të dukshme dhe kaq banale si ky që po bën!”, përfundoi Berisha.

Statusi i plotë:

Kundërthëniet e tmerrshme të Kryeministrit!
1. Kryeministri tha sot në Bruksel:
Gjykata Kushtetuese ka vendosur kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe se ne duhet ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese!
2. Kryeministri tha dje në Prishtinë:
‘Dihet qëndrimi ynë për Manastirin e Deçanit’.
Pra, Kryeministri nuk e pranon vendimin e të njejtës Gjykatë Kushtetuese, kur bëhet fjalë për Manastirin e Deçanit!
Sipas tij Gjykata Kushtetuese ‘herë e ka mirë – herë e ka keq’.
Kur ka vendosur kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe, Gjykata Kushtetuese ‘e ka pasur mirë’, e kur ka vendosur pro Manastirit të Deçanit ‘e ka pasur keq”
Kryeministri Albin Kurti nuk guxon ta trajtojë Manastirin e Deçanit si ‘shtet’, si çështje në mes të shtetit të Kosovës dhe Manastirit të Deçanit’!
Manastiri është i Kosovës e jo Kosova e manastirit, prandaj Kryeministri duhet të koncentrohet, urgjent ta dëgjojë veten se çfarë çudirash po i flet,
sepse as filloristi në politikë nuk bën gabime kaq të dukshme dhe kaq banale si ky që po bën!
3. Nëse Hashim Thaçi ua solli fusnotën Kosovo, pse po e pranoni Ju!
Mund ta refuzoni fusnotën, askush nuk ua ndalon.
‘Nëse, siç ka thënë Albin Kurti, ‘fusnota Kosovo ka qenë tradhti shtetërore’
kur u pranua nga Hashim Thaçi,
sot është dhjetë herë ‘tradhti më e madhe’, kur u pranua nga Albin Kurti, sepse Hashim Thaçi nuk ju ka ndaluar ta hiqni fusnotën Kosovo!
Askush nuk ua ndalon.
Keni pasur kohë të mjaftueshme të merreni me fusnotë dhe ta refuzoni!
4. Asambleistët e Vetëvendosjes, sot në Prishtinë u betuan me flamurin kuq e zi dhe me vargun shovinist të himnit ‘kush është burrë nuk frikësohet’ (se frika për shqiptarët ka përkatësi gjinore).
Kryeministri nuk u tregua ‘burrë’, sepse në vend se të ‘flijohet’ për shtetin e Kosovës, pranoi në Bruksel që Kosova nuk është shtet dhe e legjitimoi ‘tradhtinë shtetërore’!
Hashim Thaçi nuk ka tradhtuar, sepse fusnotën nuk e ka konsideruar ‘tradhti shtetërore’, sot ka tradhtuar Albin Kurti, sepse fusnotën e ka konsideruar ‘tradhti shtetërore!
Ndërkaq, asambleistët e Vetëvendosjes ende mendojnë se ky popull është ‘budalla’, që i ha foret me flamur kombëtar’!
Ndoshta mirë e kanë.
Kush janë këta njerëz që e përdorin flamurin kombëtar për çështje komunale, ndërsa jashtë Prishtinës, Kosovën nuk e prezantojnë si shtet!
Nëse e këqyr hollë e hollë, edhe fusnota shumë është..
Çfarë shteti është ky që i vriten fëmijët e nuk i gjen vrasësit e tyre,
kurse babain vrasës të të birit (që u dorëzua vet) e dënoi vetëm 3 vjet e gjysmë!
A ka tragjedi më të madhe sesa kjo!
Qysh mund të jetë shtet një vend kaq i padrejtë, një vend ‘parajsë për kriminelët’, dhe një vend ku pafajësia blihet me pare, e me Drejtësi e me të vrarë bëhet tregti e frikshme!
Shteti i Kosovës ka dështuar komplet.
Çdo gjē është çoroditur kaq shumë dhe asnjëherë nuk ka qenë Kosova më keq!
P.S. M’i hëngër fjalë e t’ua fjalët s’ka gajle, ama m’i hëngër krejt fjalët e t’ua, si Albin Kurti, rast më të rëndë, nuk kam parë në jetë!
Ua them me habi dhe me sinqeritet! /Periskopi/

Shpërndaje në: