Berisha me postim interesant: Kur e nxjerr jashtë shpirtin e shqiptarit…
Mesfushori Valon Berisha po kalon formën më të mirë, prej se është transferuar në Francë te Reimsi.
Ai u zgjodh njeriu i ndeshjes në takimin ndaj Nimes, që përfundojë me disfatë 0-1.
Në profilin e tij në Instagram, Berisha ka publikuar një fotografi ku shihet duke bërë një ndërhyrje.
“Kur e nxjerr jashtë ‘shpirtin e shqiptarit’” e përshkruan kështu fotografinë duke ia bashkuar flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë.