Berisha në shesh me protestuesit, nis tubimi me thirrjet: Rama ik

Berisha në shesh me protestuesit, nis tubimi me thirrjet: Rama ik

Ka dalë Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike nga selia e PD-së për të nisur protesta e pestë e opozitës. Berisha është shoqëruar me ovacione nga mbështetësit e mbledhur përpara selisë.

Kryedemokrati është shoqëruar nga mbështetësit dhe lidershipi i Partisë Demokratike.

Opozita mban këtë të shtunë, duke nisur prej orës 18:00, protestën e pestë kombëtare kundër qeverisë. Ndryshe nga tubimet e mëparshme, këtë herë nuk do të ketë podium dhe as fjalime.

Protesta mund të marrë formën e një marshimi në rrugët e Tiranës dhe nuk përjashtohet mundësia e tensioneve duke qenë se ka pasur dhe në protestat e kaluara, raporton euronews.al, transmeton Periskopi.

Sipas të dhënave nga terreni policia është shpërndarë në disa institucione, duke nisur nga Kryeministria, Ministria e Infrastrukturës, Selia e PS-së dhe të tjerë.

Ndërkohë, policia ka marrë masa të shtuara sigurie, me mbi 1,500 efektivë të angazhuar dhe me barriera metalike të vendosura para Kryeministrisë./Periskopi/

Shpërndaje në: