Berisha: Njeriu që Kurti e bëri këshilltar sot, shqiptarët i quan lopë

Berisha: Njeriu që Kurti e bëri këshilltar sot, shqiptarët i quan lopë

Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Kurti, i cili tha se irritohet kur dikush e quan vëlla, siç edhe e quajti Rrahman Jasharaj. Por që sipas znj.Berisha i njëjti nuk reagoi edhe ndaj kryeministrit Rama që e quajti “të ëmbël”.

Ndërkaq në anën tjetër kryeministri Kurti ka emëruar këshilltar serbin Petar Miletiq, shok i ngushtë i serbit Zoran Gjokiq, i dënuar për krime lufte, e që po i njëjti I ka quajtur shqiptarët lopë.

Shkrimi i plotë:

 

 

‘Vëlla s’jam, i ëmbël jam, Ju jeni Lopë’!

I.

Pardje Rrahman Jasharaj e quajti – Vëlla – kryeministri u mërzit shumë.

Tha: Unë iritohem kur dikush më quan vëlla.

II.

Dje Edi Rama e quajti ‘të ëmbël’ – thuajse e ka lëpirë.

Kryeministri Kurti nuk reagoi kundër ëmbëlsisë dhe karakterit të tij të sheqertë, sepse iu duk sikur e lëpiu lopa.

Kur je i ëmbël – s’i ke borxh askujt që je i ëmbël, mund të jesh i atillë vetëm për veten tënde – ama kur e pranon dikë për vëlla – ka obligime.

Nuk ke llogari.

III.

Sot kryeministri Kurti e bëri këshilltar serbin Petar Miletiq, shok i ngushtë i serbit Zoran Gjokiq, i dënuar për krime lufte.

Këshilltari i Albin Kurtit – Petar Miletiq shqiptarët i quan lopë, prandaj kryeministri e ka angazhuar si konsulent i jashtëm – si lloj anti-lope.

P.S. Që do të thoshte Jahja Kokaj: Aktum Taktum Llaktum – që i bie – U derdh tambli.

Shprehja e Jahja Kokajt mund të përkthehet dhe përshtatet sipas nevojës – sepse nuk ekziston.

Shpërndaje në: