Berjani: Lufta Izrael-Iran ka ndikim të madh në çmimet e derivateve, qytetarët nuk kanë nevojë të bëjnë panik
Konflikti Izrael – Iran ka hyrë në ditën e pestë– duke shkaktuar viktima në të dy anët. Tensionet e ngritura në dy shtetet ka ndikuar që të ketë ngritje të cmimit të naftës në Kosovë.
Për këtë ka folur kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Berjani tha për Periskopin se ‘ka ndikim të madh nga lufta”.
”Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim s’mundemi me paragjyku se ka lëvizje të mdha në BERZ dhe ka ndikim të madh lufta Iran & Izrael. Se nuk ka nevojë pẽr panik se qytetart tanë janë duke u sherby me çmime më të ulta në regjion”, u shpreh ai.
Berjani tregoi edhe çmimet e derivateve të naftës.
”Këto janë çmimet me pakicë nëpër pika karburanti:
Dizelli 1.15 cent deri 1.24 cent
Benzina 1.16 cent deri 1.25 cent.
Sot çmimet me shumicë të importusit tani janē perafersisht:
Dizelli 1.11 cent
Benzina 1.12 cent”, u shpreh ai. /Periskopi/



