Bernard Berisha vjen me postimin më emocionuese para ndeshjes me Bullgarinë (FOTO)

Bernard Berisha vjen me postimin më emocionuese para ndeshjes me Bullgarinë (FOTO)

I riftuari në Kombëtaren e Kosovës, Bernard Berisha ka postuar një fotografi tejet emocionuese, dy ditë para ndeshjes së parë kualifikuese ndaj Bullgarisë. 

Ylli i Akhmat Grozny ka postuar foton me një person me aftësi të kufizuara dhe shkruajtur se së paku ndeshjet tona t’i bëjnë të lumtur edhe ata me ndihmën e Zotit.

“Respekt per te gjith ju, Ne do mundohemi qe pamvarsisht se sfidat e jetes nga ni her jan shum te veshtira dhe te padrejta por shpresoi dhe dasht Zoti qe te pakten me Ndeshjet tona tju bejm te Lumtur. Ne jemi me ju”, ka shkruar Berisha.


Bernard Berisha është ftuar përsëri në ekipin e Kosovës, pas mungesës në ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. Ai kishte minuta në miqësoren ndaj Danimarkës, e cila përfundoi baras 2-2. /Periskopi/

Shpërndaje në: