Bernard Nikaj nuk e konfirmon, por as nuk e mohon se mund të jetë në Kryesinë e re të PDK-së

Bernard Nikaj nuk e konfirmon, por as nuk e mohon se mund të jetë në Kryesinë e re të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës në krye me Memli Krasniqin pritet që gjatë ditës së sotme të propozojë e më pas të hedhë në votim emrat e kryesisë së re të partisë. Mediat duke u thirrur në burimet e tyre kanë publikuar një listë me emra, që sipas tyre do të jenë në kryesinë e PDK-së, në mesin e tyre figuron edhe emri ish-ambasadorit të Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj.

Express ka kontaktuar me Bernard Nikaj për të parë nëse këto raportime janë të vërteta, por ai tha se deri pas takimit të Këshillit nuk mund të konfirmojë asgjë.

“Deri pas takimit të Këshillit smundem me të konfirmu asgjë”, tha Nikaj për Express.

Shpërndaje në: