Bersant Celina mungon edhe me Ipswich, nuk është gati për Boltonin

Bersant Celina mungon edhe me Ipswich, nuk është gati për Boltonin

Debutimi i dytë i Bersant Celinës me skuadrën e Ipswich Town do të vonojë.

Lojtari i kombëtares së Kosovës nuk është në gjendjen e duhur për t’u paraqitur ndaj Bolton, bën të ditur ‘Ipswich Star’, transmeton Periskopi.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i  Ipswich, Paul Cook, i cili ka thënë se Kyle Edwards dhe Bersant Celina nuk do të jenë në skuadër.

Mesfushori nuk luajti as në ndeshjet e Kosovës në shtator, pasi për një kohë të gjatë ishte pa stërvitje.

Trajneri i skuadrës angleze ka thënë se Celina pritet të kthehet në skuadër tek më 2 tetor, kur edhe mund të bëjë debutimin. /Periskopi/

Shpërndaje në: