Besa Gaxherri i përgjigjet nënës së Astrit Deharit

Besa Gaxherri i përgjigjet nënës së Astrit Deharit

Gaxherri në seancën e jashtëzakonshme për Deharin iu drejtua Xhemile Deahrit dhe i tha se të birin e saj asnjëherë nuk e ka njohur dhe nuk ka folur për emra.

“Unë nuk e kam njohur birin tuaj para se të vdiste, as si emër. Unë kurrë, asnjë rast, nuk kam përmendur asnjë rast me emër, kam aq njohuri dhe kam besim në drejtësi, dhe nuk kam qëllime personale me asnjë qytetarë të Kosovës. Unë i kam kërkuar Vetëvendosjes që të distancohen nga veprimet e tyre të dhunshme, kam kërkuar nga Prokuroria dhe kërkoj sërish që të shpjegojë se çfarë kërkojnë armët, maskat, gazi e të ngjashme në një subjekt politik”, tha Gaxgeri, raporton Periskopi

Gaxherri ka thënë se vdekja e Deharit është tepër e dhimbshme, se në burg pati pakujdesi nga përgjegjësit, se u dhanë deklarata sharlatante nga shumë zyrtar, se institucionet nuk mund ta mohojnë përgjegjësinë mbi vdekjen e Deharit, qoftë vrasje apo vetëvrasje, se familja e Deharit, sipas saj, po e ekspozon dhimbjen dhe se avokati Tomë Gashi veproi në mënyrë të paskrupullt.

Gaxheri pati edhe një kërkesë për Isa Mustafën.

“Nëse familja kërkon ekspertizë ndërkombëtare duhet ju kryeministër ta mbështesni financiarisht këtë ekspertizë”, tha ajo, raporton Periskopi

 

Nëna e Astrit Deharit: Hashim Thaçi e bëri Kosovën përshesh me gjakun e djemve të mi

Shpërndaje në: