Besi dhe Xhensila urojnë Krishtlindjet me një imazh të ngrohtë
Urimin ia ka bashkangjitur një fotografie shumë domethënëse ku shihet bashkë me gruan e tij Xhensila Myrtezaj duke e përqafuar atë plot dashuri, shkruan lajmi.net
Krahas imazhit ku shihet ambienti shumë festiv Bes Kallaku ka shkruar: Miq, urime Krishtlindjen. Zoti ju bekofte, edhe uroj t’ju ngrohe zemrat me dashuri. Bekime.
Kujtojmë se dyshja njihen si çifti më i kompletuar dhe pa asnjë skandal prej fillimit të lidhjes së tyre e deri sot kur janë bërë burrë e grua.



