“Besnik Bislimi nuk është më n’dialog”: Të qeshim së bashku me këtë video

“Besnik Bislimi nuk është më n’dialog”: Të qeshim së bashku me këtë video

“Në atë moment kur Qeveria e Kosovës e ndryshon qëndrimin për Asociacion edhe thotë: do të krijohet Asociacion, qoftë edhe me kompetenca joekzekutive, Besnik Bilsimi nuk është më në dialog, ndoshta dikush tjetër vjen e bon”.

Nga ky premtim i madh i zotit Bislimi dikur, para jo shumë kohësh, i njëjti sot ka folur për rreth tri kushte për Asociacionin.

“Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, duhet të jetë në përputhje me qëndrimet e BE-së se nuk mund të ketë fuqi ekzekutive, siç është thënë në letrën që ish-Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, ia kishte dërguar atëbotë kryeministrit të Kosovës. Së treti, që Asociacioni të mos paraqesë nivelin e tretë të pushtetit”.

Ai ka thënë se sipas ligjeve të Kosovës, nuk mund të ekzistojë autonomi territoriale e serbëve në Kosovë.

Bislimi ka përmendur se 60 për qind e serbëve në Kosovë jetojnë jashtë pjesës veriore të vendit.

Kujtojmë se për dallim prej Bislimit, kryeministri Kurti i ka 6 kushte për Asociacionin./Periskopi

Shpërndaje në: