Besnik Osmani: Do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve, duke punuar bashkë për një Fushë Kosovë më të zhvilluar
Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, dhe deputeti Besian Mustafa kanë vizituar një lagje të Fushë Kosovës për të dëgjuar nga afër shqetësimet, idetë dhe pritjet e banorëve.
Ata janë pritur me ngrohtësi dhe falënderime për hapjen e këtij takimi dhe dëgjimin aktiv të qytetarëve, përcjell Periskopi.
Osmani theksoi se takime të tilla janë të rëndësishme për të kuptuar nevojat e qytetarëve dhe se ky është një hap përpara në realizimin e një Fushë Kosove më të zhvilluar dhe me mundësi për të gjithë. “Do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve, duke punuar bashkë për një të ardhme më të mirë”, tha ai.



