Besohet se ka lidhje me Putinin, Italia sekuestron jahtin 700 milionë dollarësh

Besohet se ka lidhje me Putinin, Italia sekuestron jahtin 700 milionë dollarësh

Italia ka sekuestruar një jaht me vlerë  700 milionë dollarësh që besohet se ka lidhje me presidentin rus Vladimir Putin, sipas BBC.

Scheherazade ka qenë nën vëzhgim që nga marsi për lidhje të mundshme me presidentin rus Vladimir Putin. Në njoftim thuhej se hetimet “theksuan praninë e lidhjeve të rëndësishme ekonomike dhe biznesore” midis pronarit të jahtit dhe “elementëve të shquar të qeverisë ruse”.

Pronari i jahtit, emri i të cilit nuk u bë i ditur gjithashtu ka lidhje me rusë të tjerë të përfshirë në listën e sanksioneve të BE-së për “veprime që komprometojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, sipas policisë./abcnews.al

 

Shpërndaje në: