Betejat e lavdishme – nga antika deri te Prekazi

Që nga antika, civilizimet e ndryshme, unitetin luftarak e mbështesn në rezistencat e lavdishme dhe jo fitoret.
300 spartanët që rezistuan kundër mijëra persianëve, edhe pse humbën, u bënë frymëzim për shumë gjenerat.
Në kohët modern, amerikanët, sot e kësaj dite, klithmë për sulm e kanë ‘Remember the Alamo’.
Beteja e Alamos që përfundoi më 6 mars 1836, ku disa qindra amerikanë për 13 ditë, mbrojtën fortesën prej sulmuesve meksikanë.
Britanikët, po ashtu festojnë Betejën për Britaninë.
Pilotët britanikë më të pakët në numër, u mbrojtën kundër sulmeve të parreshtura të aviacionit nazist.
BETEJA E PREKAZIT, radhitet në ato beteja ku fituesi moral, është ai që mbrohet deri në fund, përkundër inferioritetit.
Adem Jashari me familjen e tij, i radhitë shqiptarët në mesin e popujve që moralin dhe frymëzimin e tyre luftarak, e gjejnë në flijimin e lavdishëm.
Pa dyshim, një karakteristikë e popujve të civilizuar.