Betejë në ajroportin e Kabullit: Të përfshirë forcat gjermane, amerikane e afgane dhe një i panjohur

Betejë në ajroportin e Kabullit: Të përfshirë forcat gjermane, amerikane e afgane dhe një i panjohur

Një shkëmbim zjarri mes një personi të paidentifikuar dhe rojeve amerikane, gjermane dhe afgane në ajroportin e Kabullit e ka lënë një rojtar afgan të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur.

Shkëmbimi i zjarrit, që ndodhi pak para orës 7 të mëngjesit në kohën e Kabulit në pjesën veriore të fushës ajrore, filloi kur ish forcat e sigurimit të Afganistanit që po kryejnë detyrën e rojeve shkëmbyen zjarr me dikë, duke përfshirë pastaj edhe forcat gjermane dhe amerikane, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Detajet e pakta të incidentit u zbuluan në postimet në Twitter nga ushtria gjermane.

“Këtë mëngjes në ora 4 e 13 minuta, shpërthyen luftimet me armë zjarri mes forcave të sigurisë afgane dhe një sulmuesi të panjohur në pjesën veriore të ajroportit të Kabulit. Një anëtar i forcave të sigurisë afgane u vra dhe tre të tjerë u lënduan,” thuhet në komunikatë.

Ministri i forcave të armatosura britanike, James Heappey, tha që forcat britanike nuk ishin përfshirë në incident.

Ajroporti ka qenë skenë kaosi prej që talibanët morën kryeqytetin e Afganistanit më 15 gusht dhe forcat ndërkombëtare dhe amerikane provonin të evakuonin qytetarët dhe afganët e përndjekur nga pushteti i ri. /Periskopi

Shpërndaje në: