Biden parashikon futjen e trupave rus në Ukrainë: Kjo varet se në çfarë krahu zgjohet Putin nga gjumi

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Joe Biden, po mban një konferencë të rrallë shtypi në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar vitin e tij të parë në detyrë.

Bideni me këtë rast ka thënë se beson se Putini do t’i “fusë” trupat që ka grumbulluar në kufirin me Ukrainën.

“Ky është një vendim tërësisht i Putinit. Dyshoj se kjo varet nga ajo se në çfarë krahu zgjohet ai nga gjumi”, ka thënë Biden.

Bideni ka folur edhe për agjendën e tij, duke mohuar dështimet e disa prej parashikimeve dhe planifikimeve.

Në vend të kësaj, ai argumentoi se ai ka “tejkaluar” pritjet, duke treguar rënien e vdekjeve nga COVID-19.